Nga Artan Fuga
Një muaj e gjysmë pas votimeve, elektorati ende nuk di se cili është rezultati!
Një muaj fushatë elektorale.
Një ditë votimet.
Tre – katër ditë numërimi i votave.
Po vete një muaj e gjysëm për t’i rinumëruar.
Dhe ka ende budallenj që thonë se ligji ekektoral është i mirë!
Se ne qytetarët duhet të kemi besim te rezultati i zgjedhjeve dhe te numëruesit!
Se ne kemi kapur standarde evropiane!
Ndërkohë që politika merret me numërimin e kokrrave të misrit dhe e derdh thesin pastaj numëron përsëri, populli qesh, tallet, shikon hallet e veta!
MendonI më se organizmat elektorale mund të jenë më të besueshme?
Pale : Prill, maj, qershor, korrik, gusht, shtator, gjashtë muaj pa Kuvend praktikisht, nuk dihet se me çfarë statusi ish deputetë akoma i shohim në sallë që na qeverisin, kur s’kanë asnjë mandat.
Gjashtë muaj pushime me rroga disamilionëshe.
Këto janë standardet?
Rrahin ujë kot në havan në Kuvend! Sa për të na thënë se janë në punë!
Gjeni një vend evropian ku të duhen gjashtë muaj pas votimeve për të pasur një qeveri të re!
Gjeni një vend evropian ku duhen dy muaj për t’u numëruar votat!
Çfarë talljeje!
Në bashkëpunim me atë që e quan veten opozitë, por që nga shifrat që kemi në zgjedhje sot për sot nuk është më një organizëm politik! Nuk ka rol në përthyrjen e vijave të forcave politike në vend.
Edhe thotë se votat na u vodhën dhe kërkon rinumërimin e votave!!!
Fatkeqësisht!