Teuta është mes “katër rrugëve” në këtë merkato. Durrsakët vetëm pas ditë më parë mbetën pa president, pasi Edmond Hasanbelliu dha dorëheqjen.
Por jo vetëm kaq, pasi kanë mbetur pa stadium, teksa gjithashtu nuk kanë as trajner. Gjithçka te “Djemtë e Detit” është e paqartë dhe disa prej futbollistëve që janë në kontratë me durrsakët janë në dilemë.
Por nga sa mësohet, me 1 korrik pritet që ekipi të mblidhet dhe të zbresë në fushë. Nuk dihet ende se kush do t’i udhëheqë dhe çfarë do të ndodhë dhe me kuriozitet do të presim të zbulojmë se cili do të jetë fati i Teutës në këtë sezon.