Temperaturat e LARTA në Shqipëri/ AMC paralajmëron qytetarët: Temperaturat do të arrijnë deri në 40°C, tregoni kujdes të shtuar!

Agjencia e Mbrojtjes Civile ka ndarë një paralajmërim për qytetarët, ku thuhet se në ditët në vijim temperaturat do të arrijnë deri në 40°C.

Këto temperatura rrisin ndjeshëm rrezikun për zjarre dhe pyje dhe zona rurale.

Gjithashtu u bëhet thirrje qytetarëvë të tregojnë kujdes të shtuar, në veçanti të moshuarit dhe personat me probleme shëndetësore.

Postimi i plotë:

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, bazuar në parashikimet e IGJEO dhe ERCCparalajmëron se në ditët në vijim temperaturat do të arrijnë deri në 40°C, duke rritur ndjeshëm rrezikun për zjarre në pyje dhe zona rurale.

U bëhet thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar, veçanërisht të moshuarit dhe personat me probleme shëndetësore. Shmangni qëndrimin në diell gjatë orëve të nxehta dhe tregoni kujdes me përdorimin e zjarrit në ambiente të hapura.

Raportoni çdo zjarr apo tym në numrin 128 ose 112!

Respektimi i masave parandaluese shpëton jetë, pronë dhe natyrën! Bashkëpunimi juaj është jetik për një verë të sigurt.

Lajme të tjera |  “Kjo ishte vërtet e jashtëzakonshme dhe diçka që askush tjetër nuk guxoi ta bënte”- Donald Trump publikon mesazhin e Mark Rutte: Përgëzime për operacionin në Iran dhe…

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us