E KRYER/ 47 milionë euro, Liverpool transferon mbrojtësin hungarez

Milos Kerkez do të jetë futbollisti më i ri i Liverpool. Mbrojtësi hungarez ka vendosur të mbyllë aventurën e tij me Bournemouth, për të nisur një të re me “The Reds”.

Për shërbimet e mbrojtësit 21-vjeçar, Liverpool ka kohë që këmbëngul, teksa marrëveshja është arritur sot dhe pritet zyrtarizimi. Plot 47 milionë euro kanë shpenzuar “The Reds” për hungarezin.

Në sezonin që lamë pas, Kerkez bëri mjaft mirë me Bournemouth. Në 41 ndeshje që mori pjesë, ai ia doli që të shënonte 2 gola dhe të asistonte në 6 të tjerë.

Lajme të tjera |  Partizani kalon me sukses testin e parë miqësor, transferimi i fundit debuton me gol

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us