Për ish- deputetin e PD Fatbardh Kadilli, edhe pse Sali Berisha humbi në zgjedhjet e 11 majit, ai nuk do të largohet nga drejtimi i partisë.
I ftuar në emisionin ‘Frontline Intervieë’, Kadilli tha se Berisha e ka synuar gjithmonë që të jetë lideri i opozitës dhe kjo ishte edhe arsyeja që mori pjesë në zgjedhje, ndonëse sipas tij, ishte i vetëdijshëm se nuk do të fitonte.
Ai tha se nëse Rama kontrollon pushtetin, Berisha kontrollon opozitën në vend.
‘PS me Edi Ramën mundohet që të përdor pushtetin për ti ushqyer si ata të opozitës si ata zogjtë e vegjël dhe ata janë të lumtur. Rama kontrollon pushtetin dhe Berisha opozitën. U bë garë për herë të disata me Ramën dhe Berishën dhe ishte i njëjti rezultatë’, tha ai.
Një mesazh e pati edhe për deputetët e Partisë Demokratike.
‘Përcaktohuni politikan ku jeni, kush është qëllimi juaj, nëse është një mandat deputeti e keni bërë veten burokrat politikë nëse është ndryshimi i vendit përcaktohuni për ndryshimin e vendit. Çfarë duhet që të binden më që kjo është e shkuar dhe jo e ardhmja me Sali Berishën. Pastaj janë këta të tjerët, disa individë që janë bërë kryetar dhe më pas kanë bërë parti, po nuk është kjo partia. Partia duhet që të jetë një lëvizje që krijon premisa dhe ide dhe më pas ajo bëhet parti. PD nuk u bë nga Berisha, e krijuan studentë dhe qytetarë të Tiranës’, tha ai.