“Oferta që më bëri Putin”, Trump: Ishte nder të shkatërroja objektet bërthamore të Iranit dhe të ndalja luftën

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka folur përsëri për konfliktin Izrael-Iran, teksa ka postuar në faqen e tij të mediave sociale, Truth Social.

Ndërsa është duke shkuar në samitin e NATO-s në Hagë, ai ka shkruar se si Irani, ashtu edhe Izraeli, donin ta ndalonin luftën në mënyrë të barabartë.

“Si Izraeli ashtu edhe Irani donin ta ndalonin Luftën, në mënyrë të barabartë”, shkroi ai.

Trump shtoi më tej, duke i dhënë merita vetes, se e kishte për nder që shkatërroi të gjitha objektet dhe kapacitetet bërthamore të Iranit dhe më pas të ndalte luftimet.

“Ishte nderi im i madh të shkatërroja të gjitha objektet dhe kapacitetet bërthamore, dhe pastaj, të NDALOJA LUFTËN!”

Lajme të tjera |  Tabaku: Përpjekje amatore! PS kopjon ligjin e PD për investimet e huaja, arnim i rrezikshëm që kërcënon sigurinë kombëtare

Sakaq, Trump ka zbuluar edhe një detaj të rëndësishëm nga një bisedë telefonike me presidentin rus Vladimir Putin.

Gjatë një deklarate për gazetarët në bordin e avionit presidencial Air Force One, Trump tregoi për një ofertë që, sipas tij, i ishte bërë nga Putini.

“Vladimir më telefonoi dhe më pyeti nëse kisha nevojë për ndihmë me Iranin,” tha Trump. “Unë i thashë: ‘Nuk kam nevojë për ndihmë me Iranin, kam nevojë për ndihmë me ty për Ukrainën.’”

Trump theksoi se dialogu i drejtpërdrejtë me liderin rus është thelbësor për të ndalur luftën në Ukrainë, një konflikt që ka shkaktuar mijëra viktima dhe ka tronditur stabilitetin global.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us