ZYRTARE/ Kontratë 2-vjeçare, Partizani “blindon” repartin e sulmit

Archange Bintsouka do të vazhdojë që të jetë pjesë e ekipit të Partizanit. Pavarësisht zërave për një largim të mundshëm, sulmuesi dhe klubi kryeqytetas kanë zgjatur bashkëpunimin.

Bintsouka ka rinovuar me “Demat” edhe për dy vite të tjera, pra do të jetë i “kuq” deri në vitin 2027. Ndërkohë që lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi i Partizanit në rrjetet sociale.

Në sezonin që lamë pas, 22-vjeçari bëri mjaft mirë me fanellën e Partizanit. Sulmuesi kongolez ia doli që të shënonte 6 gola dhe të asistonte në 5 të tjerë, duke qenë një nga protagonistët e repartit ofensiv.

Njoftimi i Partizanit:

FK Partizani ka kënaqësinë të zyrtarizojë arritjen e marrëveshjes me lojtarin Archange Bintosuka. Sulmuesi 22-vjeçar dhe klubi kanë konfirmuar bashkëpunimin mes tyre duke firmosur kontratën e re për dy vitet e ardhshme me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon. Pjesë e Partizanit nga viti 2022 Bintosuka konfirmohet pjesë e projektit për ndërtimin e një skuadre konkurruese në sezonin e ri.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Vora bën goditjen “BIG” në merkato, vjen firma me ish-sulmuesin e Ilir Dajës

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us