Jasir Asani është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij, Gwangju fitoi në transfertë përballë Anyang. Sfida e vlefshme për javën e 21-të të kampionatit koreano-jugor, përfundoi 1-2.
Ishte pikërisht Jasir Asani ai që asistoi në golin e parë në minutën e 12-të. Ndërkohë që golin e dytë, e shënoi vetë mëngjarashi me origjinë nga Shkupi i Kombëtares shqiptare.
Kështu, Asani ngjitet në tabelën e golashënuesve. Sulmuesi kuqezi shkon në kuotën e 6 golave dhe 2 asisteve.
Asisti i Jasir Asanit
Goli i Jasir Asanit