E KRYER/ Cristiano Ronaldo vendos edhe për trajnerin, Al Nassr gjen pasuesin e Piolit

Para pak ditësh, Stefano Pioli dhe Al Nassr u ndanë përfundimisht, me trajnerin italian që për momentin është i papunë. Skuadra e Cristiano Ronaldos tashmë pritet të emërojë një emër të njohur në stol.

Jorge Jesus do të jetë trajneri i ardhshëm që do të drejtojë Al Nassr në kampionatin e Arabisë Saudite. Lajmin e ka bërë të ditur eksperti i merkatos, Fabrizio Romano në rrjetet sociale.

Ish-tekniku i Al Hilal ka pranuar të drejtojë Al Nassr sezonin e ardhshëm. Pikë kyçe për këtë vendim të Al Nassr ishte padyshim edhe Cristiano Ronaldo, i cili e miratoi Jorge Jesusin.

Lajme të tjera |  E PABESUESHME/ U dënua me rënie nga kategoria, por “gjiganti” francez do të luajë në Kupat e Evropës

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us