Parashikimi i MOTIT për sot në Shqipëri/ Ja qyteti që do të regjistrojë temperatura përvëluese!

Dita e mërkurë pritet të vijë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme, duke sjellë mot të kthjellët  dhe të nxehtë pothuajse në të gjithë territorin e Shqipërisë.

Në Berat sot termometri do të regjistrojë temperatura që do të arrijnë vlerat e 41 gradëve.

Sipas parashikimeve të SHMU, nuk do të mungojnë vranësirat e lehta dhe të përkohshme gjatë orëve të mesditës, kryesisht në zonat malore jugore.

Era do të fryjë nga veriperëndimi në verilindje, me një shpejtësi mesatare prej 5 m/s.

Në zonat e ulëta dhe përgjatë vijës bregdetare, herë pas here era do të intensifikohet duke arritur shpejtësi deri në 7–8 m/s.

Deti do të jetë i qetë, me një valëzim të ulët, në normat e 1–2 ballëve, çka e bën këtë ditë të përshtatshme edhe për lundrim dhe aktivitete detare.

Lajme të tjera |  “Linjë kredie 250 mln euro me BSH”, Rama, mesazh bankave të nivelit të dytë: Do jepet me interes deri në 2 përqind, jo 3.5

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us