Ka përfunduar procesi i rinumërimit në Qarkun e Fierit, duke sjellë një përmbysje në ndarjen e mandateve.
Kandidatja e PS, Zegjine Çaushi, e ka humbur mandatin, ndërsa Madrita Bardho ka arritur të sigurojë vendin në Kuvend me vetëm 10 vota më tepër.
Rinumërimi i votave u krye pas kërkesës për verifikim të hollësishëm dhe ka rezultuar vendimtar për fatin e mandatit mes dy kandidateve.
Kujtojmë se Zegjine Çaushi, mori famë gjatë fushatës elektorale, për shkak të video selfie që shpërndante, ku i drejtohej Gazment Bardhit me nota ironie, por edhe diskriminuese.
Me sa duket, në Kuvendin e Shqipërisë nuk do të realizohet kjo përplasje Zegjine-Gazment!