E TRISHTË/ U përfshinë në një aksident automobilistik dhe makina shpërtheu në flakë, ndërrojnë jetë TRAGJIKISHT Diogo Jota me të vëllanë

Futbolli ditën e sotme ka marrë një lajm të trishtë. Ka ndërruar jetë Diego Jota. Portugezi ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 28-vjeçare.

Sipas “Marca” bëhet me dije se një aksident automobilistik është bërë shkak i kësaj ngjarjeje. Aksidenti ka ndodhur në autostradën A-52 pranë Komunës së “Palacios de Sanabria” në provincën e Zamorës.

Diogo udhëtonte së bashku me vëllain e tij, Andre Silva, i cili gjithashtu ishte një futbollist porfesionist. Fatkeqësisht të dy kanë ndërruar jetë, pasi makina u përfshi nga flakët.

Kujtomë se Jota iu bashkua Liverpoolit në vitin 2020 nga Wolverhampton për 44.7 milionë euro. Ai ka bërë 182 paraqitje për “The Reds”, duke shënuar 65 gola dhe duke dhënë 26 asiste.

Gjatë kësaj kohe, ai ka fituar tre trofe me Reds: një titull të Ligës Premier (2024-25), një FA Cup (2021-22) dhe një League Cup (2021-22).

Lajme të tjera |  “Sirena” nga skuadra që mori pjesë në Botërorin e Klubeve, drejtori i hap rrugën: Cikli i Ramadanit te Leçe ka mbaruar

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us