Agim Zeka duket larg Partizanit. 26-vjeçari nuk është në planet e stafit të “Demave” dhe e ardhmja e tij në kryeqytet duket larg.
Reparti i avancuar te të kuqtë është mjaft i populluar dhe në këto kushte, drejtuesit duket se i kanë bërë daljen njërit prej tyre dhe Zeka duket më pak i preferuari.
Kontrata e tij me klubin ka përfunduar dhe mes palëve nuk ka asnjë marrëveshje për rinoviin. Kështu aventura e lojtarit nga Prishtina merr fund te Partizani vetëm pas 1 sezoni.