Mungon vetëm zyrtarizimi, Ismajli sapo ka mbërritur për vizitat mjekësore me klubin italian

Ardian Ismajli mbylli aventurën e tij me Empolin pas katër vitesh pasi i përfundoi kontrata. Klubi toskan nuk arriti dot të sigurojë mbijetesën në Serie A dhe mbrojtësi i kombëtares shqiptare zgjodhi të largohej.

Ismajli do të qëndrojë në kampionatin italian duke u transferuar tek Torino në këtë merkato. Siç raportojnë sot mediat italiane, mbrojtësi kuqezi ka mbërritur mëngjesin e sotëm në Torino.

Ardian Ismajli do t’i nënshtrohet shumë shpejt vizitave mjekësore me “granatat”. Pas Spezias dhe Empolit, Torino do të jetë aventura e tretë e 28-vjeçarit shqiptar në Serie A.

Lajme të tjera |  Kristjan Asllani vlerësohet më lart se të gjithë! Pas tij vijnë portieri Sherri e Mario Mitaj, ndeshje pozitive edhe për ish-in e Partizanit (NOTAT)

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us