Ilir Meta në kërkim të lirisë, bën gati dy kërkesa, në Kushtetuese dhe Apel

Ish-Presidenti Ilir Meta, i cili ndodhet në paraburgim që prej tetorit të vitit 2023, pritet të ndërmarrë dy hapa të rëndësishëm ligjorë gjatë kësaj jave në përpjekje për të zbutur masën e sigurisë ndaj tij. Avokatët e Metës bëjnë me dije se ai do të kërkojë rrëzimin e masës “arrest në burg” si në Gjykatën Kushtetuese, ashtu edhe në Gjykatën e Posaçme të Apelit.

Në Gjykatën Kushtetuese, Meta pritet të depozitojë një ankim për antikushtetutshmëri, duke kundërshtuar vendimet e dhëna nga tre shkallët e gjyqësorit që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit, ndërsa ai hetohet për akuzat e: korrupsionit, pastrimit të parave, fshehjes dhe mosdeklarimit të pasurisë.

Ndërsa në Apelin e Posaçëm, do të kundërshtohet vendimi i datës 26 qershor, përmes së cilit Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë rrëzoi kërkesën për zëvendësimin e masës me një më të butë. Sipas avokatëve mbrojtës, vendimi është i paarsyetuar dhe nuk paraqet bazë ligjore të qartë për refuzimin e lirimit.

Lajme të tjera |  Rikthimi i Bunkerëve? Ministria: Ata janë për kujtesë, jo për mbrojtje

Nga ana tjetër, Gjykata ka vlerësuar se hetimet e deritanishme të SPAK kanë forcuar dyshimin e arsyeshëm ndaj Metës dhe kanë justifikuar masën e ashpër të sigurisë.

Burime pranë SPAK bëjnë me dije se procesi hetimor është drejt përfundimit. Krahas Metës, në dosje janë të përfshirë edhe ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi, dhe tre persona të tjerë.

Çështja ndaj Ilir Metës konsiderohet një nga më të rëndësishmet politike dhe penale të viteve të fundit dhe zhvillimet e kësaj jave pritet të jenë vendimtare për fatin e tij.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us