Në emisionin e familjes së vet, Sali Berisha është përplasur me analistin Lorenc Vangjeli.
Kjo, pasi ky i kujtoi sulmet e ulëta ndaj Irena Gjokës.
“Berisha po mbron pluralizmin dhe jo një drejtësi politike. E kuptoni ju kush është Irena Gjoka, është llumi. Po, jam marrë se është simbol i një drejtësie politike, të kontrolluar.
Nuk merresha kurrë më të. Ajo është një krimnele që fsheh krimet, dhe është jashtë çdo ligji të këtij vendi që s’mund të ishte gjykatëse. Ka kushtetutë, ka kritere. S’mund të jetë gjykatëse ajo që fsheh se është e dënuar.
Po merrem me një llum njerëzish të turpshëm, s’po merrem me fatin tim. Kryetarja e gjykatës speciale, kriminele, mashtruese e dënuar dhe para një muaji i deklaronte që s’kishte qenë e dënuar, ndërkohë që kisha prokurën që u kishte dhënë avoketërve për t’u marrë më dënimin në Greqi.
A mundet kjo të jetë kryetare e gjykatës? E dënuar me 3 muaj burg. Kjo është përdorur kundër pluralizmit nga Rama, e një gjykatëse me dinjitet s’e bënte kurrë”, tha Berisha.