Lecce publikon listën e lojtarëve që marrin pjesë në stërvitje, lajm i madh për Berishën e Ramadanin

Klubi i Lecces arriti të sigurojë mbijetesën në Serie A sezonin e ardhshëm. Skuadra ku luajnë mesfushorët e kombëtares shqiptare, Medon Berisha dhe Ylber Ramadani po përgatiten për sezonin e ri.

Më datë 22 korrik, Lecce do të zhvillojë seancën e parë stërvitore. Ndërsa ditën e sotme, ekipi verdhekuq ka bërë të ditur dhe lojtarët që janë thirrur nga trajneri Di Francesco për stërvitjen e parë, mes tyre dhe Berisha e Ramadani.

Lista e lojtarëve të Lecces:

Portierë: Falcone Wladimiro (1995), Fruchtl Christian (2000), Samooja Jasper (2003), Penev Plamen (2008)

Qendërmbrojtës: Baschirotto Federico (1996), Gaspar Kialonda (1997), Pehlivanov Christian (2006), Tiago Gabriel (2004)

Mbrojtës anësor: Addo Vernon (2005), Gallo Antonino (2000), Kouassi Owen (2003), Veiga Danilo (2002)

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ U largua nga Partizani, mbrojtësi transferohet në elitën e futbollit izraelit

Mesfushorë qendror: Berisha Medon (2003), Coulibaly Lassana (1996), Gorter Olaf (2005), Helgason Thorir (2000), Kaba Mohamed (2001), Kovac Niko (2005), Pierret Balthazar (2000), Rafia Hamza (1999), Ramadani Ylber (1996)

Mesfushorë ofensiv: Banda Lameck (2001), Morente Tete (1996), N’Dri Konan (2000), Pierotti Santiago (2001)

Sulmuesë: Burnete Rares (2004), Camarda Francesco (2008), Esposito Pasquale (2008), Krstovic Nikola (2000)

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us