Arijanet Muric me shumë mundësi do të largohet nga Ipswich këtë merkato verore. Pas rënies së ekipit anglez nga Premier League në Championship, shqiptari dëshiron aventurë të re.
Ofertat për të nuk mungojnë, teksa klubi më i interesuar vjen nga Italia. Bëhet fjalë për Sasssuolon, të cilët janë rikthyer në Serie A dhe sezonin e ardhshëm do të militojnë në elitë.
Drejtuesit e klubit italian shohin te 26-vjeçari shqiptar aftësitë e duhura për të mbrojtur katërkëndëshin. Kujtojmë se portieri i Kosovës vlerësohet në “Transfermarkt” vetëm 5 milionë euro.
Megjithatë, shuma që Sassuolo mund të paguajë, pritet të jetë pak më lartë. Vlen të përmendet se Arijanet Muric është në kontratë me Ipswich deri në verën e vitit 2028.