“Ç’do bësh në parti tani që dole nga burgu, a mund të fitojë PD me Berishën?!”/ Salianji: Nuk kishte zgjedhje…

Ervin Salianji, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku foli për të ardhmen e tij në Partinë Demokratike dhe për drejtimin e partisë nga Berisha, duke lënë të kuptohet se ai vetë nuk e kërkon dorëheqjen e Berishës, pasi thotë se nuk ka patur zgjedhjet të lira.

Biseda në studio: 

Ylli Rakipi: Ç’do të bëjë Ervin Salianji tani? Ka një vend për Salianjin në PD? Me fjalë të duan të gjithë, sidomos kur je në burg. Edhe të vdekurit na duhen shumë si popull. Por edhe kur janë në burg, i përdorin. Tani dole ti. doktorin e pyetën dje, Salianji ç’detyrë do të marrë, se ai i ndan aty detyrat. Doktori tha është nënkryetar i grupit parlamentar. Fillova të qesh, se ti në Parlament nuk lejohesh. Tani si e mendon ti, ai është një vend ku ke hapësira të plota?

Ervin Salianji: Unë jap kontribut aty dhe e shoh si instrument për interesin publik. Unë, siç e keni ndjekur, kam vijuar aktivitetin po njësoj, kam qenë në takime, kam marrë pjesë te inaugurimi i shtatores së Josif Budës, kam bërë takime, kam qenë në media, etj.

Ylli Rakipi: Po këto i bëje edhe përpara 10 muajve. PD doli e dërrmua nga zgjedhjet. Ç’duhet të bëjë tani kjo parti? Ka një heshtje totale. Nuk guxon njeri të kërkojë analizë apo larg qoftë, dorëheqjen e doktorit.

Lajme të tjera |  Gazetari: Lirimi i Erion Veliajt nuk i rrezikon hetimet, provat mund t’i prishin edhe 6 të tjerët

Ervin Salianji: Unë kam parë disa deputetë që kanë kërkuar, pra PD nuk është si PS që nuk ka zëra që kërkojnë ndryshim. Ka disa deputetë, kam dëgjuar Dash Sulën, Ferdinand…

Ylli Rakipi: Dash Sula dhe Ferdinand Xhaferraj kanë ikur nga aty…

Ervin Salianji: Ajo parti nuk është repart. Nuk është si PS që i mbush ai me njerëz që nuk i njeh njeri, pa kontribute në publik, pa kontribute personale.

Ylli Rakipi: A mund të jetë PD fituese nën drejtimin e Sali Berishës?

Ervin Salianji: PD duhet të bëjë gjithçka të garantojë që në Shqipëri të ketë zgjedhje të lira, te ndershme dhe të barabarta. PD duhet të dijë ti përgjigjet pyetjes shumë shpejt, pasi të mbarojë denoncimi i parregullsive zgjedhore, se si do ta rrëzojë qeverinë. Me zgjedhje? Me lëvizje? Me presion në rrugë? Me protesta? Me ndërkombëtarë? Kjo është pyetja që duhet ti përgjigjet PD dhe që unë sot i kam pyetje.

Lajme të tjera |  Rama kritika Ermal Dredhës: Ndërtimi 500 metër mbi kokën tënde, si nuk e pe? E keni bërë detin Jon, si lumi i Lanës

Ylli Rakipi: Berisha i ka marrë ato që i duhen, vulën dhe 50 deputetë. A mundet PD të jetë fituese nën drejtimin e Berishës? Unë mendoj jo, po të pyes ti ç’mendon? Mos ju shmang.

Ervin Salianji: Në politikë, ka një mënyrë se si matet fiton apo jo vota, nuk mbetet në vullneitn e një individi nëse duhet të rrijë apo të ikë, apo çfarë them unë. Sali Berisha duhet që kur të garantohen zgjedhjet të lira dhe të ndershme në këtë vend…

Ylli Rakipi: Po kush e garanton ndershmërinë e zgjedhjeve?

Ervin Salianji: OSBE -ODHIR e ke parë raportin?

Ylli Rakipi: Ka sa të duash vërejtje.

Ervin Salianji: Përdorimi i shtetit në funksion të zgjedhjeve.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us