10 milionë euro, Igli Tare nuk vonon dhe gjen pasuesin e Theo Hernandez

Archie Brown do të jetë futbollisti më i ri i Milan. Mbrojtësit anglez ka vendosur të mbyllë aventurën e tij me Gent në Belgjikë, për të nisur një të re në Serie A italiane.

Për të siguruar shërbimet e Brown, Milan është gati të paguajë 10 milionë euro, plus bonuset. Gent është dakord me këtë shumë dhe ka një “akord” paraprak për të lënë të lirë 23-vjeçarin.

Tashmë gjithçka duket në rrugën e duhur, me Igli Taren që gjen pasuesin e Theo Hernandez, i cili u transferua te Al Hilal. Ndërkohë që Brown, në sezonin që lamë pas shënoi 3 gola dhe dhuroi 6 asiste.

Lajme të tjera |  I papërmbajtshëm përballë Izraelit, Rolando Maran "sms" Thomas Strakoshës me aktivizimin e ish-it të kampionëve

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us