Vr*u të dashurën dhe nënën e saj, ish-agjenti i SHISH humb betejën në Kushtetuese, mbetet në burg!

Ish-agjenti i SHISH, Marjan Rroku, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e të dashurës dhe nënës së saj në vitin 2001 në Tiranë, ka humbur betejën në Gjykatën Kushtetuese pasi kjo e fundit ka vendosur të mos kalojë për shqyrtim në seancë plenare një ankim të depozituar prej tij.

Pas kësaj, tashmë mbetet i pandryshuar dënimin e marrë nga ai si autor i vrasjes së Alda dhe Mbarime Canajt.

Rroku kërkoi të shfuqizojë vendimet gjyqësore të Gjykatës së Tiranës, Apelit dhe Gjykatës së Lartë për dënimin e tij të përjetshme në burg.

Gjithashtu ai kërkoi shfuqizim të tre shkallëve të gjykimit për vendimin që i refuzoi atij kërkesën për pavlefshmëri të urdhrit të ekzekutimit të vendimit penal të dënimit.

Sipas tij, urdhri i ekzekutimit ishte i pavlefshëm, pasi ishte firmosur vetëm nga kryesuesi i trupës dhe jo nga dy anëtarët.

Lajme të tjera |  Protesta në Tiranë, flet Spiropali: Pushteti duhet të vendos kufij brenda vetes, duhet një marrëveshje e re me Shqipërinë!

Nga ana tjetër, sipas Gjykatës Kushtetuese, ankimi është depozituar në prill 2025, 11 vite pasi kërkuesi ka marrë dijeni për dënimin, në një kohë afati aktual është 4 muaj, ndërsa ai i parashikuar në ligjin e kohës 2 vite.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us