U eliminua në mënyrë të turpshme nga Champions League, ja çfarë do të ndodhë me Egnatian

Fitorja në Rrogozhinë nuk mjafton. Egnatia është mposhtur mbrëmjen e sotme në transfertë përballë Breidablik, në sfidën e kthimit të fazës së parë kualifikuese të UEFA Champions League.

Ndeshja e zhvilluar në Islandë, përfundoi 5-0 në favor të vendasve. Kjo humbje si “shuplakë” për Egnatian, sjell edhe eliminimin e tyre nga Liga e Kampionëve, por jo nga kompeticionet evropiane.

Pavarësisht eliminimit, kampionët e Shqipërisë do të vazhdojnë aventurën europiane në raundin e dytë të Conference League, ku do të përballen me humbësin e çiftit PFC Ludogorets 1945 (BUL) – FC Dinamo Minsk (BLR).

Ndeshja e parë do të luhet më 24 korrik, ndërsa takimi i kthimit do të zhvillohet më 31 korrik.

Lajme të tjera |  E BUJSHME/ Gjithnjë e më larg Vllaznisë, dy klubet e Superiores në “luftë” për liderin e shkodranëve

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us