ZYRTARE/ Thuhej se do rikthehej në Superiore, Odise Roshi prezantohet te klubi i ri

Kohëve të fundit, u përfol shumë për një transferim të mundshëm të Odise Roshit në Kategorinë Superiore. Ditën e sotme, “raketa” shumëvjeçare e kombëtares shqiptare është prezantuar në ekipin e tij të ri.

Odise Roshi është lojtari më i ri i skuadrës së Ankara Keciörengücü. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi turk ku prezanton ish-sulmuesin e Shqipërisë të veshur me fanellën e klubit.

Ende nuk dihet se çfarë kontrate ka firmosur Odise Roshi me klubin turk. Pas aventurave me Boluspor, Sakaryaspor dhe Erzurumospor, tek Ankara Keciörengücü do të jetë aventura e katërt për Roshin në Turqi.

Lajme të tjera |  “Trajneri i ri është shumë rob i mirë", Kristjan Asllani pas humbjes me Izraelin: E ardhmja? Besiktas ka të drejtën e blerjes, por...

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us