FOTO/ Çfarë po ndodh te Vllaznia, mbrojtësi që u bashkua në qershor “braktis” shkodranët

Në përfundimin e sezonit të Superiores, Artan Jazxhi u largua nga Teuta për klubin tjetër të kampionatit. Qendërmbrojtësi 24-vjeçar mbylli aventurën me durrsakët për t’u bashkuar me Vllazninë.

Më 15 qershor pak më shumë se një muaj më parë, Artan Jazxhi u prezantua si lojtari më i ri i Vllaznisë. Megjithatë, fotoja e fundit e publikuar ditën e djeshme nga Teuta ka bërë bujë.

Aktualisht, durrsakët ndodhen në fazë përgatitore në Ohër dhe kanë publikuar një fotografi të ekipit dhe stafit teknik. Aty shihet Artan Jazxhi i veshur me ngjyrat blu të ekipit, edhe pse para një muaji u transferua te Vllaznia.

FOTO/ Çfarë po ndodh te Vllaznia, mbrojtësi që u bashkua

 

Lajme të tjera |  Kristjan Asllani në “delir”, mesfushori i Kombëtares kap shifrën e pabesueshme në miqësoren përballë Izraelit

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us