Kryetari i Nisma Thurje, Endri Shabani, ka sqaruar sot marrëveshjen me Adriatik Lapajn, pas debatit për mandatin e vetëm të fituar nga koalicioni i tyre.
SHB pretendon se premtimi i Adriatikut për dorëheqje nuk ka qenë pjesë e marrëveshjes së koalicionit.
Po as premtimi i Zeqirit nuk ka qenë.
Atëherë pse i kërkohet dorëheqja Zeqirit, por jo Adriatikut?
Apo funksionon parimi: “bëj si të them unë, jo si bëj unë”?
Për ata që janë të interesuar, më poshtë gjeni marrëveshjen e nënshkruar. Aty nuk thuhet askund që kandidatët e listës së fiksuar janë të detyruar të japin dorëheqjen. As për Zeqirin, as për ndonjë tjetër.
Por është fakt që 46 kandidatë të listës së fiksuar dhanë fjalën e tyre që do të dorëhiqeshin për t’u hapur rrugë kandidatëve të listës së hapur.
Një zotim moral, jo ligjor. Një fjalë e dhënë – si ajo e Adriatikut.
Dhe në këtë vend, fjala ka qenë gjithmonë më shumë se një firmë në letër. Ka qenë besa!
Prandaj Zeqiri dhe Kleana duhet të mbajnë fjalën për të dhënë dorëheqjen.
Por nëse kryetari nuk mban fjalën i pari, me ç’të drejtë kërkon nga të tjerët që ta mbajnë të tyren?”, shkruan Shabani.





