“Njeriu im më i afërt dha dorëheqjen”- Endri Shabani: Mandatin e mori Kleana Xhuveli! Nuk është daja im, por motra e Adriatikut

Kreu i Nisma Thurje, Endri Shabani ka reaguar sërish në rrjetet sociale, lidhur me debatin e shumëpërfolur kohët e fundit, me ish-aleatin e tij Adriatik Lapaj.

U mbars mali dhe…Njëmijë akuza.

Ndërkohë sot, njeriu im më i afërt dha dorëheqjen dhe mandatin e mori Kleana Xhuveli. Kleana nuk është daja im po motra e Adriatik Lapajt!

Deri dje na akuzonte do bëheshim vota e 84 e Ramës.

Sot që mori mandatin për motrën, Adriatiku na thotë që i qenka lutur Rama për bashkëqeverisje.

Medemek Rama që mezi e përzuri LSI-në kur kishte 74, po i lutet Adriatikut fiks tani që ka 83 dhe ka gllabëruar çdo pushtet!

Nejse, kjo ishte kostoja krejt e panevojshme që ne të Nismës morëm për ndershmërinë dhe seriozitetin tonë në koalicion me një politikan të ri që më mirë se sa ne, njeh të gjitha metodat e vjetra.

Lajme të tjera |  Bordi i Tranparencës ndryshon çmimin e karburanteve, ul me 3 lekë naftën dhe benzinën

Megjithatë ne nuk e djegim jorganin për një plesht, kur për më tepër kemi njohur dhe vlerësojmë plot djem e vajza në radhët e Shqipëria Bëhet.

Ndërsa Adriatikut ia kam falur se nuk diti se ç’bëri dhe uroj të nxjerrë edhe ai mësimet e veta siç kam nxjerrë unë të miat.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us