Aksion në Fier! Nuk arkëtuan 40 mln lekë nga parkimet e Bashkisë- 2 në arrest shtëpie, 2 të pezulluar, mes tyre ish-nënkryetarja

Një operacion i befasishëm i Prokurorisë së Fierit, në bashkëpunim me Policinë Vendore, në orët e vona të mbrëmjes së djeshme. Në kuadër të operacionit “Parking” janë ekzekutuar masat e sigurisë për katër zyrtarë të Bashkisë Fier dhe Drejtorisë Rajonale Tatimore, mes të cilëve ndodhet edhe ish-nënkryetarja e bashkisë, Adela Hysenaj.

Zyrtarët akuzohen për shpërdorim detyre dhe ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj funksionarëve publikë, lidhur me menaxhimin e parkimit nëntokësor në qytetin e Fierit dhe uljen e taksave për subjekte private në mënyrë të padrejtë. Të hetuarit duke mos vepruar sipas kuadrit ligjor për vendosjen e kasës së fiskalizimit për parkimin nëntokësor që administron Bashkia Fier, nuk kanë arkëtuar shumën prej rreth 40 milion lekë në arkat e Bashkisë Fier.

Raportohet se Adela Hysenaj është lënë në masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Mes të akuzuarve me masa arrest shtëpie apo pezullim nga detyra dhe pengim për të dalë jashtë shtetit, janë edhe dy drejtorë të Tatim-Taksave të institucionit dhe sekretari i përgjithshëm i Bashkisë së Fierit.

Konkretisht në ‘arrest shtëpie’ është vendosur edhe Vasil Ceku, 41 vjeç, Drejtor në Drejtorinë e Verifikimit dhe Koordinimit në Terren për Rajonin Jugor në Drejtorinë Rajonale Tatimore Fier. Anisa Cjapi, 38 vjeçe, Drejtoreshë në Drejtorinë e Taksave dhe Tarifave Vendore në Bashkinë Fier dhe Martin Dodi, 57 vjeç, sekretar i Përgjthshëm i Bashkisë Fier janë pezulluar nga detyra dhe u ndalohet daja jashtë shtetit.

NJOFTIMI:

Lajme të tjera |  SPAK sekuestron një vilë në Dhërmi për të cilën dyshon se është në pronësi të Ballukut, shtohen dy akuza të reja

Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Fier në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, pas një pune hetimore disamujore, në kuadër të një procedimi penal të vitit 2025, ka finalizuar operacionin policor “Parking”.

Në kuadër të tij u ekzekutuan masat e sigurisë:

– “Arrest në shtëpi” për shtetasen A. H., 34 vjeçe, banuese në Fier, ish-Drejtoreshë e Përgjithshme e Taksave dhe Urbanistikës së Bashkisë Fier dhe ish-Zëvëndës Kryetare e Bashkisë Fier, për veprat penale “Shperdorimi i detyrës” dhe “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike;

– “Arrest në shtëpi” dhe “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për shtetasin V. C., 41 vjeç, banues në Fier, Drejtor në Drejtorinë e Verifikimit dhe Koordinimit në Terren për Rajonin Jugor në Drejtorinë Rajonale Tatimore Fier, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;

– “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, për shtetasen A. C., 38 vjeçe, banuese në Fier, Drejtoreshë në Drejtorinë e Taksave dhe Tarifave Vendore në Bashkinë Fier, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;

– “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”, për shtetasin M. D, 57 vjeç, banues në Fier, sekretar i Përgjthshëm i Bashkisë Fier, për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Këta shtetas, duke mos vepruar sipas kuadrit ligjor për vendosjen e kasës së fiskalizimit për parkimin nëntokësor që administron Bashkia Fier, nuk kanë arkëtuar shumën prej rreth 40 milion lekë në arkat e Bashkisë Fier.

Gjithashtu, këta shtetas, nëpërmjet shpërdorimit të detyrës, kanë ulur taksat e subjekteve të ndryshme tregëtare në Fier, kundrejtë përfitimit.

Materialet i kaluan Prokurorisë Fier, për veprime të mëtejshme.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us