E KRYER/ Nuk ka vend në ekipin e tij, sulmuesi portugez transferohet tek Al Nassr

Joao Felix do të largohet përfundimisht nga Chelsea, gjithashtu edhe nga kontinenti europian. Sulmuesi i kombëtares portugeze do të transferohet përfundimisht tek Al Nassr.

Lajmin e ka bërë të ditur Fabrizio Romano. Gjithçka është e kryer, me Joao Felix i cili ka gjetur marrëveshjen me klubin arab dhe do të transferohet tek ta për shifrën e 30 milionë eurove plus bonuset.

Sulmuesi 26-vjeçar së shpejti do të udhëtojë drejt Arabisë Saudite për t’u nënshtruar në vizitat mjekësore. Tashmë Felix do ta ketë Ronaldon jo vetëm në kombëtare, por edhe në skuadër

Lajme të tjera |  E BUJSHME/ La “gjurmë” te Partizani dhe ka debutuar me Kombëtaren, sulmuesi shqiptar pranë kalimit te klubi elitar në Evropë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us