ZYRTARE/ Nga Bayern Munich në Superligë, mesfushori kroat firmos me “bardheblutë”

Lovro Zvonarek është futbollisti më i ri i Grashopper. Mesfushori 20-vjeçar është larguar nga Bayern Munich, për të nisur një aventurë të re në Superligën zvicerane.

Zvonarek do të jetë i huazuar te “bardheblutë” deri në fund të sezonit. Marrëveshja nuk përmban as obligim blerje dhe as opsion të tillë, pra në fund të sezonit, mesfushori do të rikthehet në Bundesligë.

Kujtojmë se 23-vjeçari e ka nisur karrierën e tij në Koraci te Koprivnica. Më pas ka luajtur për ekipe si Slovan Belupo dhe Sturm Graz.

Lajme të tjera |  I papërmbajtshëm përballë Izraelit, Rolando Maran "sms" Thomas Strakoshës me aktivizimin e ish-it të kampionëve

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us