VIDEO/ Barazim që “shijon” si fitore, Dinamo ia del në “Elbasan Arena” dhe kualifikohet në fazën e 3-të të Conference League

Pas fitores 1-2 në Andorrë, Dinamo ka barazuar mbrëmjen e sotme në duelin e kthimit përballë Atletic Escaldes. Sfida e vlefshme për fazën e dytë të Conference League, përfundoi 1-1.

Golin për dinamovitët e Ilir Dajës e shënoi Baton Zabërgja në minutën e 18-të. Ndërkohë që për miqtë rrugën e rrjetës e gjeti, Berlanga në minutën e 49-të.

Kështu, Dinamo shkon në fazën e 3-të të Conference League. Vlen të përmendet se sonte u dhanë edhe dy kartonë të kuq, nga një për secilin ekip. Si fillim u ndëshkua Gassama i Dinamos, më pas Andrade te andorrianët.

Dinamo 1 – 1 Atletic Escaldes (3-2) (Zabërgja 17′ / Berlanga 49′)

Conference League: Faza e dytë kualifikuese
Stadiumi: Elbasan Arena
Arbitër: Jasmin Sabotic (Luksemburgu)

FORMACIONET ZYRTARE:
DINAMO: Teqja, Tiago Nani, Dita, Aliji, Lorran, Qefalija, Gassama, Bregu, Vila, Zabërgja, Itodo. Trajner: Ilir Daja.
ATLETIC: Marinovich, Roncal, Carpio, Varo Alvarez, Andrade, Gemelson, Emanoel, Pablo Molina, Gallego, Berlanga, Segura. Trajner: Daniel Luque.

Lajme të tjera |  Ia “rrëmbeu” Italisë për t’i dhënë debutimin me Kombëtaren shqiptare, Rolando Maran bën “bingo” me talentin e së ardhmes

LIVE:
90+5′ Mbyllet 1-1 ndeshja.
77’ Festë te Dinamo. Atletic Escaldes mbetet me 10 lojtarë, Andrade merr kartonin e dytë të verdhë.
52′ Tronditet Dinamo. Pas golit të pësuar mbetet me 10 lojtarë, Karamba Gassama ndëshkohet me karton të kuq.
49′ Shënon Escaldes me Berlanga.

45+1 Mbyllet 1-0 pjesa e parë.
17’ GOL Dinamo! Shënon Zabërgja.

4′ Dinamo kërcënon, Itodo tenton golin.

1’ Shkelmohet topi i parë në “Elbasan Arena”, nis dueli mes Dinamos dhe Atletic Escaldes.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us