VIDEO/ Ka fituar titullin me Teutën dhe Partizanin, ish-i i Superiores shënon GOOOL “alla-Messi” ndaj ish-skuadrës së tij

Rubin Hebajt i ka mjaftuar vetëm 1 muaj për të gjetur golin me skuadrën e tij të re. Ish-i i Vllaznisë ka shënuar golin e parë me fanellën e Sogdiana. Këto të fundit u përballën në Superligë me Nasaf Qarshi, ish-skuadra e shkodranit.

Shqiptari arriti të gjente rrugën e rrjetës në minutën e 58-të të takimit, ku ngushtoi rezultatin nga 2-0 në 2-1. Hebaj shënoi një SUPERGOL nga jashtë zone, duke lënë ‘gojë hapur’ të gjithë. Në fakt për nga mënyra e ekzkutimit të goditjes së dënimit ngjan si një gol “alla-Messi”.

Fatkeqësisht Sogdiana u mposht në shtëpi dhe goli i Hebajt vlen vetëm për statistikë. Kujtojmë se ish-i i Teutës ka firmosur kontratë 1-vjeçare me skuadrën nga Uzbekistani.

Lajme të tjera |  Benfica "zyrtarizon" Mourinhon te Real Madrid, ja sa do të përfitojnë nënkampionët nga prishja e kontratës

Siç dihet Hebaj në Superiore ka luajtur me disa ekipe, madje është shpallur kampion me Teutën dhe Partizanin. Ka fituar Kupën dhe Superkupën me durrsakët. Gjithashtu në karrierën e tij ka fituar titull edhe me Shkëndijën e Tetovws dhe me
Nasaf Qarshi po në Superligën në Uzbekistan.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us