ZYRTARE/ Jasir Asani SURPRIZON me skuadrën e re, firmos për 1 vit e gjysmë, por duhet të presë disa muaj për debutimin (ARSYEJA)

Jasir Asani është bërë me skuadër të re. “Mëngjarashi” është zyrtarizuar nga Esteghlal, me këto të fundit që ka arritur marrëveshjen.

Palët kanë firmosur një kontratë për 1 sezon e gjysmë, me shqiptarin që do të duhet të presë për të luajtur me skuadrën e re. Kjo pasi Asani do të kalojë te Esteghlal vetëm pasi të përfundojë kontratën e tij me Gëangju, ekip me të cilin ka kontratë deri në dhjetor.

Kështu në janar, ish-i i Partizanit do të ketë mundësinë të veshë fanellën e Esteghlal dhe të nisë aventurën e re te ekipi i ri. Lajmin e ka zyrtarizuar skuadra nga Irani.

Lajme të tjera |  E PAPRITUR! Ylli i Dinamos shkëput kontratën, i jep lamtumirën ekipit të Ilir Dajës

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us