E PABESUESHME/ Dikur vlente 100 milionë euro, futbollisti anglez mendon “pensionimin” në moshën 29-vjeçare

Mjaft i bujshëm dhe befasues është lajmi se Dele Alli mund të pensionohet nga futbolli aktiv. Anglezi prej disa sezonesh tashmë nuk është më në lartësinë e duhur, duke humbur shumë terren në fushën e blertë.

Pas largimit nga Tottenham, karriera e tij nuk ka qenë në lartësinë e duhur, teksa së fundmi është pjesë e Como, me të cilët ka kontratë deri në verën e ardhshme. Fabrizio Romano raporton se 29-vjeçari po mendon të tërhiqet nga futbolli.

Një lojtar që dikur vlente 100 milionë euro dhe ishte një nga më të mirët në Europë me paraqitjet e tij, tashmë mendon që në moshën 29-vjeçare t’i japë fund futbollit të luajtur.

Lajme të tjera |  E BUJSHME/ Gjithnjë e më larg Vllaznisë, dy klubet e Superiores në “luftë” për liderin e shkodranëve

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us