Ndërsa në shtator pritet të nisë sesioni i legjislaturës së re parlamentare, Ambasada Amerikanë në Tiranë ka hapur sot dyert për deputetët e rinj të Kuvendit të Shqipërisë, të dalë nga zgjedhjet e 11 majit. Përmes një postimi në rrjete sociale, Ambasada ka ndarë pamje nga takim teksa njofton se përfaqësues të saj janë takuar me anëtarët e sapozgjedhur të Kuvendit. Siç sqaron Ambasada, këto takime kishin për qëllim të kuptonin më mirë shqetësimet dhe prioritetet e komuniteteve që secili deputet përfaqëson.
“Së fundmi, personeli i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara u takua me anëtarë të sapozgjedhur të Kuvendit për të kuptuar shqetësimet e komuniteteve të tyre dhe përparësitë në prag të fillimit të mandatit. Ne presim me kënaqësi të punojmë me përfaqësues të zgjedhur nga i gjithë spektri politik për të vijuar partneritetin tonë të ngushtë me Shqipërinë.”, shkruhet në postim.
Ndërkohë, ajo që ra në sy nga foto e publikuara të këtij takimi, ishte prania e përfaqësuesve të të gjitha palëve politike, si nga PS, PD dhe Partia Mundësia. Të pranishëm ishin deputetët demokratë, si Igli Cara dhe Besart Xhaferri, si dhe përfaqësues të kampit socialist si Ilva Gjuzi. Por, nuk munguan as Erald Kapri i Partisë Mundësia.





