Rroca lë derën hapur, vlerësimi i mesfushorit për trajnerin e ri të Partizanit: Fola me Milinkoviçin dhe Abilaliajn

Eduart Rroca është një nga lojtarët, që pasi bëri mjaft mirë në Shqipëri u transferua në Turqi. Tashmë kanë kaluar më tepër se 6 vite dhe “Panorama Sport” ka siguruar një intervistë ekskluzive
Mladen Milinkoviç, trajneri i ri i Partizanit, e përmendi në prezantimin e tij si një ndër lojtarët që kishte spikatur me të te Luftëtari. Rroca nuk ngurroi të tregojë vlerësimin e tij për Milinkoviçin. 32-vjeçari la po ashtu derën hapur për një rikthim në Shqipëri.

Si do ta përshkruanit eksperiencën në Turqi deri tani?

Ky është sezoni i gjashtë që unë do zhvilloj në Turqi. Deri tani për eksperiencën time jam i kënaqur, mund ta quaj të suksesshme. Kam arritur disa gjëra. Kam dal kampion, kam luajtur në Superligë, kam bërë performanca të mira përgjatë këtyre viteve. Jam i lumtur. Kjo e tregon edhe fakti që akoma vazhdoj dhe luaj në Turqi dhe në fund të çdo sezoni vijnë oferta nga ekipe turke.

Plot 8 gola dhe 9 asistime në edicionin e fundit. Çfarë duhet të presim nga Rroca sërish me Keçiorengucu?

Sezoni i fundit ishte i suksesshëm në aspektin personal dhe të ekipit. Objektivi ynë kryesor pavarësisht qëndrimit në ligë, kishim të luanim në “play-off”. Në javët e fundit, për shkak të mungesave dhe dëmtimeve, nuk arritëm ta kapnim “play-off”. Në aspektin personal ishte sezon shumë i mbarë. Këtë sezon shpresoj të mos kem dëmtime, të jem i shëndetshëm dhe të vazhdojmë atë që lamë përgjysmë sezonin e kaluar. Minimumi të arrijmë fazën “play-off” dhe të tentojmë të ngjitemi në Superligë.

Si ia keni dalë të ruani vazhdimësinë ndër vite në Turqi?

Lajme të tjera |  Maran në “gjurmët” e De Biasit dhe Sylvinhos te Shqipëria! Humbja, “ogur” për të shkruar historinë

Nuk është se ka ndonjë sekret, por mund të them që kam punuar dhe kam derdhur shumë djersë. Kam dhënë maksimumin në çdo stërvitje dhe ndeshje, dhe fatmirësisht na e kanë vlerësuar. Pavarësisht dëmtimeve që kam kaluar pothuajse me të gjitha ekipet, falë atyre që kam treguar gjatë kohës kur kam qenë në formë dhe kam luajtur ndeshje, kam ruajtur vazhdimësinë dhe shpresoj ta ruaj edhe për disa vite të tjera.

A e keni peng që ftesa nga Kombëtarja nuk ka ardhur asnjëherë?

Është e vërtetë. Sa herë më bëhet kjo pyetje edhe me shokët, vazhdoj ta them që e kam një peng që kurrë nuk jam thirrur nga Kombëtarja. Pavarësisht se mund të them që e kam pasur ndoshta edhe mundësinë për t’u thirrur, por gjithsesi ato që kanë qenë në krye atë kohë nuk e kanë vlerësuar të tillë. E respektoj këtë pjesë, por gjithmonë derisa ta lë futbollin do e kem peng atë pjesë që kurrë nuk jam thirrur nga Kombëtarja.

Emërimi i Milinkoviç te Partizani, cili është vlerësimi juaj për të?

Mendoj që trajneri Milinkoviç është një goditje shumë e zgjuar për Partizanin. Atje është edhe shoku, miku im që është drejtor sportiv, Arbër Abilaliaj. I urova suksese. Edhe me Milinkoviçin pata një komunikim, pavarësisht se e di kush është Partizani në Shqipëri, mendoj se është goditje shumë e mirë e Partizanit. Milinkoviç di çfarë t’i japë ekipit dhe di ta përcjellë energjinë dhe karizmën e vet. Dhe besoj edhe Partizani në këto momente që ka një grup me shumë të rinj, do përfitojnë dhe do bëjnë rritje. Si për vete edhe për ekipin.

Lajme të tjera |  Egnatia “mësyn” te Vllaznia! Vjen transferimi “alla Gruda”, rrogozhinasit sigurojnë shërbimet e liderit të shkodranëve

Çfarë duhet pritur nga ai?

Partizani gjatë gjithë këtyre viteve e ka treguar që është pretendenti kryesor për titullin. Besoj se luftojnë për titull edhe këtë sezon. A e shoh të mundshëm? Duhet parë vazhdimësia, merkato, lojtarët që afrohen dhe çfarë energjie do përcjellë Milinkoviç tek ekipi. Besoj se do bëjë mjaft mirë, nëse jepet koha, vëmendja dhe mbështetja e duhur.

Në merkatot e kaluara, jeni lidhur me një transferim te Partizani. A do të ishte e mundur një ditë?

Gjatë gjithë këtyre viteve, sido kanë qenë performancat gjithmonë është lidhur emra me një transferim në Shqipëri, jo vetëm te Partizani. Ka pasur ekipe që më kanë kontaktuar vjet dhe sivjet. Për momentin nuk shoh konkret momentin për t’u kthyer në Shqipëri. Nëse një klub do ketë projekt serioz, do jem gjithmonë i hapur për ekipet shqiptare. E di që aty kam dalë, besoj një moment mund të kthehem. Mund të kthehem për projekt serioz. Partizanin e simpatizoj si klub, kam disa miq, njerëz që i njoh. Kam respekt për presidentin Gaz Demi. Dhe futbollit asnjëherë nuk i dihet.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us