Dëmtimi i titullarit i hap rrugën Asllanit, mesfushori shqiptar drejt kalimit tek klubit tjetër italian

Interi po punon dita-ditës për t’i gjetur një ekip Kristjan Asllanit. Me ardhjen e Cristian Chivu në stol këtë sezon, mesfushori i kombëtares shqiptare nuk është më në planet e zikaltërve.

Siç raporton “Gazzetta dello Sport”, ekipi pretendent ku Asllani mund të luajë në sezonin e ri është Bologna. Me dëmtimin e fundit të Lewis Ferguson ku pritet të qëndrojë jashtë për të paktën 3 javë, kuqeblutë po ndjekin tashmë shqiptarin.

Edhe pse mesfushori kuqezi nuk është në planet e klubit, Interi nuk do ta linte atë të largohej lehtë. Zikaltrit kërkopjnë të paktën 20 milionë euro për të shitur përfundimisht Kristjan Asllanin.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ 23 milionë euro, Inter “fshin” Kristjan Asllanin nga ekipi

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us