Tre lojtarë të Partizanit ftohen te Shqipëria U17, Fatjon Tafaj nuk ka vend për sulmuesin i cili debutoi në Europë

Kombëtarja U-17 do të zhvillojë dy takime miqësore në Itali. Ndaj axurrëve, sfidat janë projektuar më 12 dhe 14 gusht.

Dion Vata është mesfushori i Partizanit, që do të jetë me kuqezinjtë. Po ashtu nga Akademia janë ftuar edhe mbrojtësit e kuq, Robin Balla dhe Frensi Mali. Të dy pjesë e Partizanit U-17. Bie në sy vetëm mungesa e Elson Himallarit.

Ky i fundit debutoi në Europë me Partizanin dhe pse vetëm 16 vjeç. Himallari nuk është preferuar nga trajneri Fatjon Tafaj, që e ka debutimin e tij. Himallari ka kështu mundësinë të vazhdojë përgatitjet me Mladen Milinkoviç. Ai luajti në miqësoren me Kukësin duke asistuar golin e fitores.

Lajme të tjera |  Sinjale largimi apo vazhdim?! E papritur te Vllaznia, mesfushori i Edi Martinit ÇUDIT me veprimin e fundit

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us