E PAPRITUR/ Berat Gjimshiti te Milani, Igli Tare gati ti besoj “frenat” e mbrojtjes kapitenit të Kombëtares

Largimi i Malick Thiaw nga Milani ka bërë që Drejtori sportiv i kuqezinjve Igli Tare të vihet në lëvizje për një pasues të denjë. Edhe pse mund të tingëllojë e çuditshme, por Tare ka piketur kapitenin e Kombëtares sonë si alternative kryesore.

Bëhet fjalë për Berat Gjimshitin. Mbrojtësi 32-vjeçar ka kontratë me Atalantën deri në verën e vitit 2026, por pas largimit të trajnerit Gasperini, gjithçka është “trazuar”. Kur klube elitare si Milani të kërkojnë, vështirë ti refuzosh.

Nëse operacioni mbyllet me sukses, do të ishte mundësi fantastike që Gjimshiti të bënte “bujë”. Kartoni i qendërmbrojtësit kushton 6 milionë euro sipas “Transfermarkt”.

Lajme të tjera |  Sinjale largimi apo vazhdim?! E papritur te Vllaznia, mesfushori i Edi Martinit ÇUDIT me veprimin e fundit

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us