Në ditën e Krishtlindjes, Papa jep mesazhe paqje për luftën në Lindjen e Mesme: Civilë të pafajshëm po kthehen në viktima

Në mesazhin e tij të Krishtlindjeve, Papa Françesku ka bërë thirrje për paqe të menjëhershme në Rripin e Gazës dhe kthim në tryezën e bisedimeve. Papa kërkoi fundin e luftës në Lindjen e Mesme. 

“Unë ju lutem që të ndalen operacionet ushtarake me pasoja të tmerrshme të kthimit në viktima të civilëve të pafajshëm”, tha kreu i kishës katolike në sheshin e Pjetrit në Romë para dhjetëra besimtarëve të mbledhur

Papa tha në meshën e tij se, “dhuna dhe urrejtja nuk nxiten më tej, por zgjidhet çështja palestineze, me një dialog të drejtë dhe këmbëngulës mes palëve, që mbështetet nga një vullnet i fortë politik dhe me përkrahjen e bashkësisë ndërkombëtare.”

Në të njëjtën kohë Papa kërkoi nga Hamasi lirimin e të gjitha pengjeve. Sulmin e Hamasit më 7 tetor, Papa e cilësoi “të neveritshëm.”  Kurse nga Izraeli kërkoi të lejojë më shumë ndihma humanitare në Gaza. Kreu i kishës katolike bëri thirrje për paqe edhe në rajone të tjera ku luftohet, si në Ukrainë, Siri dhe Afrikë.

Në fjalën e tij Papa, një kundërshtar i njohur i abortit, është shprehur kundër tij dhe duke vendosur edhe një paralele mes luftës dhe abortit.

Lajme të tjera |  Nëna e Veliajt, letër të hapur për burgosjen e të birit: Pse Europa po i mbyll sytë ndaj një shkeljeje flagrante të vlerave mbi të cilat u ndërtua BE?

“Sa shumë masakra ka tek të pafajshmit në botë; në barkun e nënës; në rrugët e të dëshpëruarve, që janë në kërkim të shpresës; në jetën e kaq shumë fëmijëve, fëmiijëria e të cilëve shkatërrohet nga lufta.”

Edhe vitin e kaluar mesha e Krishtlindjeve u errësua nga lufta, atëherë Papa iu referua luftës në Ukrainë, vuajtjes së njerëzve atje dhe kërkoi ndalimin e saj. Pas fjalimit të tij, Papa shpërndau mesazhin e njohur Urbi et Orbi – Për botën e Qytetërimin.

Që në meshën e Natës së Krishtlindjeve, Papa Françesku kishte kujtuar vuajten e njerëzve në Lindjen e Mesme. Në Bethlehem këtë vit për shkak të luftimeve mes Izraelit dhe Hamasit islamist festimet janë shumë të kufizuara. Në Bethlehem gati nuk gjen më turistë. Pierbattista Pizzaballa, patriarku latin i kishës katolike në Bethlehem në predikimin e tij në meshën e Krishtlindjeve ka kujtuar vuajtjen e izraelitëve pas sulmeve të Hamasit por edhe të palestinezëve. Nuk mjafton vetëm armëpushimi, ka thënë ai.

Lajme të tjera |  Këmbimi valutor 1 korrik/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

“Ne nuk duam armëpushim, ne duam që të marrin fund armiqësitë. Përfundimisht dhe përhershëm.” Sipas patriarkaut “dhuna krijon dhunë të re” dhe nuk duhet të vazhdojë kjo gjendje. /DW

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us