Mbrëmje historike për Dinamon. Klubi shqiptar arrin për të parën herë në “play off” të Ligës së Konferencës. “Nëndetësja” ka bërë mrekullinë në “Air Albania”, teksa ka eliminuar pastër Hajdukun e Splitit, ndërkohë që në fazën tjetër do të përballet me polakët e Jagelonias.
Vlen të theksohet fakti se në raundin e tretë, Jagielonia eliminoi Silkeborgun. Dueli i parë përfundoi me rezultatin 0-1 për polakët, teksa sfida e kthimit, e zhvilluar ditën e sotme, u mbyll me shifrat 2 me 2.





