Vr*u gruan në sy të fëmijëve/ 40-vjeçari fshihej në një parcelë toke: Ia bëra mirë, më tradhtonte

Pandeli Nakoleci, 40-vjeçari i cili vrau me thikë bashkëshorten e tij Marjola Nakoleci, 36 vjeç është arrestuar një ditë pas krimit të rëndë. Ai u kap në rrugën Pagason, në qendër të qytetit, vetëm 200 metra larg banesës ku ndodhi krimi i rëndë. Sipas burimeve nga policia, autori ishte fshehur në një truall toke aty pranë. Mediat greke raportojnë se gjatë arrestimit 40-vjeçari mbante veshur rroba që i gjeti në një kosh plehrash, ndërsa nuk kishte telefon apo ndonjë objekt tjetër me vete.

Gjatë arrestimit ai iu drejtua oficerëve të policisë duke thënë: “Ia bëra mirë, e meritonte, nuk pendohem për asgjë, më tradhtonte” .

40-vjeçari me disa precedentë penalë për organizatë kriminale dhe drogë, që njihej edhe si ndërtues, së fundmi ishte shtruar në Psikiatri me urdhër të Prokurorisë greke që e kishte ende nën hetim, pasi ishte person që vuante edhe nga probleme të shëndetit mendor.

Lajme të tjera |  Ylli Manjani revoltohet kundër protestuesve, pasi e shanë në rrjetet sociale: Robt ku t’i kenë...

Ngjarja ndodhi një ditë më parë në banesën ku jetonte familja, në prani të katër fëmijëve të çiftit. 36-vjeçarja vrapoi për t’u arratisur duke u larguar nga apartamenti në katin e parë në rrugën Konstanta, ku jeton familja. Ai e ndoqi poshtë shkallëve dhe në hyrje të pallatit e goditi përsëri. Pastaj, gruaja ra mbi xham dhe autori, duke e parë të mbuluar me gjak në dysheme, iku me vrap.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us