Misteri i kabinetit të ri, socialistët në “ankth”! Lëvizje të papritura në Kryeministri, ministrat i shkojnë në zyrë Ramës

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ende nuk ka njoftuar asnjë zhvillim për ekipin që do të drejtojë vendin në 4 vitet e ardhshme, ndërsa vetëm një ditë më parë është rikthyer në zyrën e tij në godinën e Kryeministirsë. Kampi socialist është në ‘ankth’ për atë se çfarë pritet të sjellë kabineti i ri qeveritar, ndërsa sot në Kryeministri janë parë duke hyrë ministrja për Sipërmarrjen, Delina Ibrahimaj dhe ish-ministri i Financave, Ervin Mete.

Takimi ka zgjatur vetëm 20 minuta për ish-ministrin Mete, i cili është filmuar duke dalë i vetëm nga godina e Kryeministrisë. Më pas në ambientet e Kryeministrisë ka shkuar zëvëndëskryeministrja Belinda Balluku, e cila ndodhet ende në një takim me Ramën.

Lajme të tjera |  Rama për Euronews: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit

Këto lëvizje vijnë vetëm disa ditë përpara formimit të kabinetit të ri qeveritar. Në ditët në vijiim, pritet që kryeministri Edi Rama të mbledhë Asamblenë Kombëtare të PS-së, që zakonisht e thirr në ditët e fundit të gushtit, për të shpallur qeverinë e re.

Me nisjen e Kuvendit, brenda 10 ditësh, Edi Rama duhet të paraqesë në Kuvend programin qeverisës dhe kabinetin e ri, që kalojnë për miratim me 71 vota. Pas votimit në Kuvend, qeveria bën betimin përpara Presidentit të Republikës. Brenda 20 shtatorit, vendi do të ketë Kuvendin dhe qeverinë e re. Kush do të jenë ata, do të duhet të presim edhe pak.

 

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us