Debutoi me asist te Bërnli, shikoni notën dhe statistikat e Armando Brojës

Ylli i Kombëtares shqiptare, Armando Broja, debutoi me asist te klubi i Bërnlit, në duelin ndaj Derbit, të vlefshëm për raundin e 1/32-ve të EFL Cup, që përfundoi me rezultatin 2 me 1 për skuadrën e sulmuesit kuqezi.
Broja ishte i rreshtuar mes titullarëve në radhët e skuadrës së Bërnlit dhe që në minutën e katërt të takimit, me prekjet e para, ai u tregua vendimtar. 

Pasi mori topin në zonë, Broja shmangu mbrojtësit dhe pasoi për Ramsei i cili me një gjuajtje të shpejtë shënoi golin e avantazhit për ekipin e Bërnlit, duke falënderuar Brojën për asistin e dhënë. 

Sulmuesi shqiptar qëndroi në fushë 63 minuta, duke i lënë vendin Barnes. Broja u vlerësua me notën 6.5 nga faqja e specializuar e statistikave “Sofa Score”. (MOMENTI I ZËVENDËSIMIT)  

23-vjeçari e preku 21 herë topin, duke realizuar 10 pasime të sakta.  

WhatsApp Image 2025-08-26 at 22.46.08

 

Lajme të tjera |  Maran në “gjurmët” e De Biasit dhe Sylvinhos te Shqipëria! Humbja, “ogur” për të shkruar historinë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us