Përplasja/ “Heroi im Gaz Bardhi”, këshilltari i PD nxjerr shkrimin e Flutura Açkës në 2021: Me djem të tillë e kemi gatuar fitoren

Postimit të Flutura Açkës ditën e sotme ku shprehej se Gazment Bardhi po përçan PD dhe se postin e kreut të grupit e meriton Luçiano Boçi, i është përgjigjur këshilltari ligjor i Partisë Demokratike, Marash Logu.

Ai ka rikujtuar një postim të bërë në vitin 2021 nga Açka, e cila i drejtohej Bardhit me superlativa

“Heroi im: Gazmend Bardhi. Sa ditë plot emocione e prani njerëzore e mbrëmje miqësore nën shtjellë duhani kemi ndarë në këto javë!

Me djem të tillë pastër, të qeshur, të mençur, shpirtbukur e profesionistë dhe të pakompromis, e kemi gatuar fitoren dhe do të garantojmë një qeverisje të shëndetshme nesër”, shkruante Açka.

Përplasja/ “Heroi im Gaz Bardhi”, këshilltari i PD nxjerr

 

 

Lajme të tjera |  “Presidenti u rrëmbye dhe u tërhoq zvarrë nga 5 policë”/ Gjyqi në GJKKO, Kryemadhi: Dosja ndaj meje dhe Metës bazohet në thashetheme

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us