ZYRTARE/ Talenti 19-vjeçar largohet nga Partizani, mesfushori firmos me klubin e vendlindjes

Luftëtari kërkon të jetë konkurrent për t’u ngjitur në Superiore për sezonin e ardhshëm. Ditën e sotme, klubi gjirokastrit ka përforcuar ekipin me transferimin e radhës.

Bëhet fjalë për Herti Bashtarin i cili bashkohet me zikaltrit e Kategorisë së Parë në huazim nga Partzani. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi i Luftëtarit nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

Njoftimi zyrtar i Luftëtarit:

AF Luftëtari njofton afrimin e mesfushorit të ri Herti Bashtari, i cili do të përfaqësojë ngjyrat Blu e Zi në sezonin e ardhshëm.  

19-vjeçari me origjinë nga Gjirokastra është formuar në akademitë e Tiranës dhe Partizanit, duke fituar eksperiencë të rëndësishme në zhvillimin e tij si lojtar.

Bashari shihet si një premtim i së ardhmes për klubin, duke qenë pjesë e projektit afatgjatë të Luftëtarit për rritjen e elementëve cilësorë vendas.

I urojmë suksese dhe zhvillim me fanellën Blu e Zi!

Lajme të tjera |  "E përgatitëm ndeshjen për të sulmuar kundërshtarin, por pastaj...", Ylber Ramadani për "frymën" te Kombëtarja: Jemi gjithë bashkë, fitojmë përballë Luksemburgut

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us