‘Rama 4’/ E ngarkuara me punë e SHBA, Nancy Vanhorn ‘zbarkon’ në kryeministri, vizita e parë pas zgjedhjeve të 11 majit

Katër muaj pas përfundimit të zgjedhjeve të 11 majit, e ngarkuara me punë e SHBA-së, Nancy Vanhorn ka shkuar paraditen e së premtes në kryeministri. Diplomatja amerikane qëndroi në godinën qeveritare përreth 20 minuta.

Vizita e saj vjen një ditë pasi Komisioni Rregullator shpalli rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve duke certifikuar 11 majin.

Vizita vjen gjithashtu në një kohë kur Rama pritet që të shpallë kabinetin e ri qeveritar. 11 shtatori përflitet si datë për mbajtjen e Asamblesë së PS-së, ku pritet të njoftohen emrat e rinj të qeverisë.

Lajme të tjera |  "Banoj te 313-ta, jam beqar"/ Dëshmia e Metës në GJKKO: Kryemadhi s’ka pse mban përgjegjësi për CEZ-DIA

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us