I drejtoi vetëm 22 minuta në Superiore, Vllaznia mbetet pa trajner për javët e ardhshme

Edi Martini te Vllaznia e nisi sezonin e ri në Superiore me fitore, por shkodrani personalisht u ndëshkua me karton të kuq në sfidën ndaj Egnatias. Një karton që i “kushton” shkodranit, i cili nuk do të mund të drejtojë skuadrën në  ndeshjen ndaj Dinamos.

Përballje kjo e parashikuar të zhvillohet ditën e dielë në orën 20:00 në “Elbasan Arena”. Por jo vetëm kaq, kuqeblutë mbeten pa trajner edhe ndaj Partizanit. Kjo pasi Komisioni i Disiplinës dhe Etikës ka pezulluar me 2 ndeshje trajnerin shkodran.

Kështu në përballjen që do të luajnë me “Demat” nuk do të mund të drejtojë ekipin, teksa do ta ndjekë ndeshjen nga tribuna. Me Partizanin është parashikuar të luhet më 13 shtator në “Loro Boriçi”, duel i vlefshëm për javën e 3-të.

Lajme të tjera |  Sinjale largimi apo vazhdim?! E papritur te Vllaznia, mesfushori i Edi Martinit ÇUDIT me veprimin e fundit

Edi Martini te Vllaznia e nisi sezonin e ri në Superiore me fitore, por shkodrani personalisht u ndëshkua me karton të kuq në sfidën ndaj Egnatias. Një karton që i “kushton” shkodranit, i cili nuk do të mund të drejtojë skuadrën në  ndeshjen ndaj Dinamos.

Përballje kjo e parashikuar të zhvillohet ditën e dielë në orën 20:00 në “Elbasan Arena”. Por jo vetëm kaq, kuqeblutë mbeten pa trajner edhe ndaj Partizanit. Kjo pasi Komisioni i Disiplinës dhe Etikës ka pezulluar me 2 ndeshje trajnerin shkodran.

Kështu në përballjen që do të luajnë me “Demat” nuk do të mund të drejtojë ekipin, teksa do ta ndjekë ndeshjen nga tribuna. Me Partizanin është parashikuar të luhet më 13 shtator në “Loro Boriçi”, duel i vlefshëm për javën e 3-të.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us