ZYRTARE/ Dikur pjesë e Superiores, sulmuesi kuqezi bashkohet me ekipin maltez

Redon Mihana ka dalë sërish në skenë duke ndryshuar ekipin e tij në këto ditë të fundit të merkatos. Ish-sulmuesi i Kategorisë Superiore do të mbetet në kampionatin maltez.

26-vjeçari kuqezi është larguar përfundimisht nga Harmun Spartans, për të vazhduar karrierën në Masaxlokk. Lajmin e ka zyrtarizuar klubi maltez nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

“Jemi të emocionuar të konfirmojmë se Redon Mihana është bashkuar zyrtarisht me Masaxlokk FC!

Një mesfushor i talentuar dhe dinamik, Redoni sjell kreativitet, vizion dhe punë të palodhur në skuadrën tonë. Shtimi i tij e forcon ekipin tonë ndërsa shohim përpara drejt një sezoni ambicion.”, shkruan Masaxlokk.

Lajme të tjera |  Benfica "zyrtarizon" Mourinhon te Real Madrid, ja sa do të përfitojnë nënkampionët nga prishja e kontratës

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us