Transformimi/ 30% e transportit rrugor do të kalojë në hekurudhë deri në vitin 2030

Transporti në vendin tonë pritet të pësojë një transformim në vitet e ardhshme, çka do të ndikojë edhe në reduktimin e emetimeve të gazeve me efekt serrë dhe përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike.

Sipas Raportit të Gjendjes në Mjedis, i publikuar nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit, deri në vitin 2030, rreth 30% e transportit rrugor do të transferohet drejt hekurudhës, duke lehtësuar ndjeshëm ngarkesën në rrugë dhe duke ulur ndotjen e ajrit.

Aktualisht, transporti rrugor konsiderohet ndër kontribuesit kryesorë të ndotjes së ajrit dhe të emetimeve të CO2 në vend, teksa nisja e funksionimit të trenave shihet si një nga masat më të rëndësishme për reduktimin e konsumit të lëndëve djegëse fosile, që janë karburantet.

Lajme të tjera |  Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja, ja me sa do shiten nafta dhe benzina!

Ndërkaq, parashikimi që rreth 30% e transportit rrugor të zhvendoset në hekurudhë lidhet ngushtë me përfundimin e disa prej projekteve më të rëndësishme hekurudhore në vend, si linja Tiranë – Durrës – Rinas dhe Vorë – Hani i Hotit.

Sipas afateve të bëra publike, projekti për ndërtimin e linjës Vorë – Hani Hotit pritet të përfundojë pikërisht në vitin 2030, teksa aktualisht është në fazë tenderimi për përzgjedhjen e kompanisë që do kryejë punimet.

Ndërkohë linja Tiranë – Durrës – Rinas është më e avancuar, por afati për përfundimin e plotë është shtyrë disa herë. Së fundmi u bë me dije se trenat për këtë linjë hekurudhore parashikohet të vijnë në 3-mujorin e parë të vitit 2027.

Lajme të tjera |  A jemi gati si shoqëri për parrullën Rama në burg, Berisha në burg!

Përveç përfitimeve mjedisore, zhvendosja drejt transportit hekurudhor pritet të sjellë edhe rritje të sigurisë rrugore, kursime ekonomike dhe lehtësi në lëvizjen e mallrave dhe qytetarëve.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us