ZYRTARE/ Vllaznia NJOFTON largimin e sulmuesit, kontrata ndërpritet… papritur

Alfred Mensah nuk është më pjesë e ekipit të Vllaznisë. Klubi shkodran dhe sulmuesi 26-vjeçar kanë rënë dakord për të ndërprerë parakohe kontratën e bashkëpunimit.

Është vetë klubi i Vllaznisë, i cili ka njoftuar për këtë largim të ‘beftë’ nga organika e tyre. Kujtojmë se me fanellën ‘kuqeblu’, ganezi ka luajtur 25 ndeshje duke shënuar 2 gola.

NJOFTIMI I VLLAZNISË:

KF Vllaznia dëshiron të bëjë të ditur se ka mbyllur bashkëpunimin me futbollistin Alfred Mensah. Klubi dhe lojtari janë dakordësuar për të ndarë rrugët me njëri-tjetrin, duke i dhënë fund para kohe kontratës dypalëshe.
KF Vllaznia i uron Mensah sa më shumë suksese në karrierën e tij të mëtejshme!

Lajme të tjera |  E BUJSHME/ La “gjurmë” te Partizani dhe ka debutuar me Kombëtaren, sulmuesi shqiptar pranë kalimit te klubi elitar në Evropë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us